Sportistët që fitojnë më shumë në minutë, futbollistët shumë poshtë në listë

25/12/2022 09:23

Një studio amerikano-veriore e quajur “OLBG” dhe që ka pasur akses në kontratat e sportistëve të ndryshëm, së fundmi ka publikuar një listë me sportistët të cilët fitojnë më shumë për vetëm një minutë.

Ai që kryeson listën është ylli i UFC, Connor McGregor, i cili sipas përllogaritjeve fiton 6.2 milionë euro në minutë, ndërsa pas tij vjen boksieri meksikan Canello Alvarez, i cili fiton 1.31 milionë euro.

Vendin e tretë në podium ishte rezervuar për boksierin Tyson Fury i cili fiton 1.03 milionë euro në minutë. Ndërkohë, pjesa tjetër deri në vendin e 10-të, mbulohet nga yjet e futbollit amerikan ndërsa për të mbërritur te lojtari i parë, duhet të zbresim në vendin e 18-të, aty ku gjendet Neymar.

Braziliani fiton 28.310 euro në minutë, teksa në këtë klasifikim, Neymar lë pas mikun e tij Messin që përfiton te PSG, 24.580 euro në minutë. Vetëm pozicioni i 30-të për Cristiano Ronaldon i cili përfiton 17.540 euro në minutë ndërsa gjashtë pozicione më poshtë është Kylian Mbappe i cili fiton 6740 euro në minutë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA