Pele në gjendje më të rënduar, djali dhe vajza i qëndrojnë pranë

25/12/2022 13:20

Legjenda braziliane e futbollit Pele, prej disa ditësh ndodhet nën kujdesin e mjekëve, për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore.

82-vjeçari vuan nga kanceri i zorrës së trashë nga viti 2021, por së fundmi është nevojitur përkujdesi mjeksor, me Pelen që është shtruar në një prej spitaleve të Brazilit.

Në orët e fundit shëndeti i ish-legjendës së futbollit është përkeqësuar dhe në ambientet e spitalit ka mbërritur dhe djali i tij, ndërsa vajza ndodhet përkrah tij që në momentin që ai është shtruar. Në orët e fundit qarkullon një foto e të bijës, duke përqafuar Pele, ndërsa vetë ajo ka premtuar se do të jetë përkrah babait të saj për gjatë gjithë kohës.

Në spitalin në Sao Paolo ku po trajtohet Pele së fundmi janë bashkuar dhe nipërit dhe mbesat e tij e disa pjesëtarë të tjerë të familjes, me qëllimin për t’i kaluar së bashku me të festat e fundvidti.

Pele konsiderohet si një prej më të mëdhenjve të historisë së futbollit, teksa do të kujtohet si lojtari i vetëm që ia ka dalë të fitojë tre botërorë, të parën që në moshën 17-vjeçare. Magjia që ka dhuruar ai në kohën kur ishte futbollist bëri që shumë të rinj të dashuroheshin me sportin më popullor në planet.

Në mbështetje të Pele kanë dalë shumë figura të njohura të sportit e jo vetëm, të cilët shpresojnë që sa më parë 82-vjeçari të lërë ambientet e spitalit, duke shpresuar se gjendja e tij do të përmirësohet./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA