Gol dhe asiste nga futbollistët shqiptarë në Turqi. Istanbulspori humbi 2-1 ndeshjen e kampionatit përballë Galatasarayt në transfertë, sfidë ku Valon Ethemi ishte protagonist me asist tek goli i skuadrës mike.
Ish-lojtari i Kukësit në Superiore, krosoi nga goditja e dënimit tetë minuta përpara fundit dhe gjeti kokën e Yesil, i cili me kokë shkurtoi rezultatin. Ky ishte asisti i dytë sezonal në elitën e futbollit turk për Ethemin, i cili numëron edhe katër gola.
Asist dhuroi Jurgen Bardhi në fitoren 2-1 të Keciorengucu në shtëpi ndaj Eyupspor, sfidë e vlefshme për divizionin e dytë. “Ish”-i i Partizanit, i cili luan në një ekip me Bekim Balajn dhe Uerdi Marën, ishte autori i golit të fitores në minutën e 71’, duke ndihmuar Keciorengucu të ngjitet në vendin e dytë.
Feston edhe Dejvi Bregu, i cili realizoi goli me penallti në triumfin 3-1 që Boluspori arriti përballë Erzurumspor, duke gjetur golin e parë sezonal në kampionat.
Top Channel