Zinedine Zidane po mendon seriozisht të pranojë ofertën e Brazilit. Francezi mund të marrë drejtimin e pesë herë kampionëve të botës pas largimit të Tite, i cili dështoi në Katar, pasi synimi ishte fitimi i trofeut.
Ish-trajneri i Realit të Madridit prej kohësh është përfolur për të marrë drejtimin e Francës, por me sa duket, “Gjelat” do të vijojnë me teknikun Didier Deschmaps dhe Zidane po mendon seriozisht të marrë drejtimin e Brazilit.
Vetë mediet franceze e kanë bërë të ditur lajmin e interesimit të pesë herë kampionëve të botës për Zidane, por ai nuk është kandidati i vetëm, pasi gjithashtu në pritje janë edhe Pochettino, Thomas Tuchel dhe Rafael Benitez.
Gjithçka pritet të saktësohet në ditët e para të vitit të ri, aty ku do të vendoset se çfarë do të bëhet me Deschamps. Shpresat janë që ai të firmosë një kontratë të re pas arritjes së një tjetër finaleje në kupën e botës, ndërsa Zidane do të konsideronte seriozisht marrjen e Brazilit, pasi është i papunë që prej majit të vitit 2021, kur u largua nga Reali i Madridit.
Top Channel