“Nata magjike” është shfaqja e parë për fëmijë ndër vite që ngjitet në skenën e teatrit të Gjirokastrës. Për Ledia Çelin, kjo është eksperienca e saj e parë regjisoriale.
Fabula që merr jetë në një dhomë gjumi fëmijësh mbushi me fantazi fëmijërore skenën ku përbindëshat dhe zanat, frika dhe ëndrra takohen kur bie muzgu.
Për herë të parë aktorët u përzgjodhën nga shkollat 9-vjeçare të qytetit duke hedhur edhe një hap në drejtim të evidentimit të talenteve në fushën e aktrimit.
Fëmijët aktorë që punuan rreth dy muaj për shfaqjen flasin për magjinë e roleve dhe pasionin e tyre për teatrin.
“Nata magjike” është një shfaqje shfrymëzuese dhe e gëzuar, një mesazh mirësie, besimi tek ëndrrat, dashurie për njëri-tjetrin dhe një ngjarje që po ndiqet nga qindra fëmijë e të rritur në prag të festave.
Top Channel