Prej më shumë se një viti, Toni Kroos e ka mbyllur karrierën e tij me kombëtaren e Gjermanisë.
Megjithatë, duke analizuar paraqitjen e “pancerave” në Kupën e Botës së Katarit, gazetarja Cristina Cubero theksoi se mesfushori i Real Madrid ishte një nga shkaktarët e eliminimit dhe paraqitjes zhgënjyese të gjermanëve në Katar.
Një gafë e madhe nga ana e Cuberos teksa në lidhje me këtë reagoi edhe vetë Toni Kroos në Tëitter. Lojtari i Real Madrid theksoi me ironi se e dinte shumë mirë se dikush do ta bënte me faj për paraqitjen e Gjermanisë edhe pse ai nuk ishte pjesë e skuadrës.
Nga ana tjetër, gazetarja me të kuptuar gafën, kërkoi ta korrigjinote atë duke u shprehur se në mendjen e saj kishte dashur të përmendte emrin e Thomas Muller.
Top Channel