Agjentja e KGB që pretendon se ‘mund të joshë çdo burrë’ thotë se ka dhjetra spiune si ajo në Britani e SHBA (fotot)

24/12/2022 21:42

Aliia Roza, ish operativja e sigurisë ruse që tashmë jep mësim për teknikat sekrete të joshjes në SHBA, thotë se agjentë si ajo “ka kudo në Amerikë e Britani”.

Aliia Roza, ish-agjente e KGB që thotë se stërvitja i dha fuqinë “për të joshur çdo burrë”, tashmë pretendon se si ajo, ka me dhjetra gra që agjencitë britanike e amerikane shpërndajnë në botë për të vënë nën kontroll burrat e fuqishëm.

Madje ajo shton se dhe lideri Vladimir Putin përdor të njëjtat teknika psikologjike pas të fituar besimin e popullit rus.

“Nganjëherë agjentët jetojnë në vende të ndryshme, si Amerikë apo Angli, dhe mund të sillen si në një familje të zakonshme”, thotë Aliia për të përditshmen Daily Star.

“Nganjëherë janë dy agjentë, një mashkull e një femër … të cilët mund të martohen. Ata mund të lindin fëmijë. Janë si një familje normale dhe nuk e kupton që janë agjentë”.

“Por gjatë gjithë kohës, ata vetëm dëgjojnë,” shton Aliia.

Ajo shton se spiunazhi mund të mos jetë fare ‘dramatik apo veprues’, pasi “jo cdo agjent është një James Bond!”

Aliia shton se qeveritë e të gjithë botës kërkojnë të dinë e të kontrollojnë çfarë mendojnë njerëzit në kokën e tyre, si në Evropë, Amerikë, Rusi, Britani, Kinë e kudo.

Ajo shton se ëndrra e Putin është risjellë bashkë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, dhe për këtë sipas saj, Putin ka në dorë teknikat e KGB për të infuencuar popullin rus.

Gruaja thotë: “Ai ka ndërtuar ‘markën’ e tij me kujdes … i njeh të gjitha teknikat psikologjike te KGB që e kanë bërë super të fuqishëm”.

Ajo shton se fushata ruse e propagandës që e tregon të zhveshur në kalë, ose duke u hedhur në det duke kërkuar thesare, e bën të duket si një “James Bond i përkryer”.

Aliia shton se në të njëjtën mënyrë si një grackë dashurie “që bën burrin të besojë se dikush është dashuruar me të”, edhe Putin e bërë Rusinë të bjerë në dashuri me të duke krijuar një imazh të përpunuar më së miri.

“Ai ka pushtet, ka mjete manipulimi dhe po krijon aleanca me Kinën, Indinë dhe vende të tjera aziatike e latine, për t’u bërë një kundërpeshë ndaj Amerikës e Evropës”.

Ndërsa shton se megjithëse shtypi perëndimor thotë se sanksionet po shkatërrojnë ekonominë e Rusisë, Aliia beson se rusët janë shumë të lumtur.

Më në fund ajo parashikon se “Ukraina nuk do të ekzistojë më, pasi vendi do të jetë shumë më i vogël”.

Aliia beson se gjysma e territorit të Ukrainës do të absorbohet në Evropë dhe pjesa tjetër te Rusia. “Është e trishtë që shumë njerëz vdiqen për këtë, ose e lejuan të ndodhte”, përfundon ajo.

FOTO GALERI
1/7
Aliia Roza, ish operativja e sigurisë ruse që tashmë jep mësim për teknikat sekrete të joshjes në SHBA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA