17/12 22:00
Fituesi i Kupës së Botës me Anglinë George Cohen ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.
Ai ishte në pozicionin e mbrojtësit kur Anglia fitoi në vitin 1966.
Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të tij u konfirmua nga Federata Angleze e Futbollit.
Cohen ka bërë 37 paraqitje për kombëtaren angleze si mbrojtës i krahut të djathtë.
Ai luajti gjatë gjithë karrierës së tij për Fulhamin, për të cilin ka bërë 459 paraqitje mes vitit 1956 dhe 1969.
Cohen u shkëput nga futbolli në moshën 29-vjeçare pas një lëndimi serioz në gjurin e tij.
Ishte zëvendës-kapiten për Anglinë kur skuadra mposhti Gjermaninë Perëndimore 4:2 në finalen e Kupës së Botës në vitin 1966 në stadiumin “Wembley”.
Top Channel