U mbajt sot në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë ceremonia e ndarjes së çmimeve shkencore kombëtare vjetore, për veprat e botuara në vitet 2019-2021.
Çmimi “Eqrem Çabej” shkoi per veprën “Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit” me autorë Anastas Angjeli dhe Adrian Civici . Libri përmban analiza të qarta të situatave kritike që ka kaluar Bota dhe vendi, dhe vlerësime paralajmëruese për përballjen me të ardhmen.
Çmimi “Petrit Radovicka” ju akordua veprës “Relievi strukturor i Shqipërisë” me autor Gjovalin Gruda. Ky studim monografik trajton për herë të parë relievin strukturor të vendit tonë; e mbështetur në metodat shkencore më bashkëkohore.
Çmimi “Aleks Buda” shkoi për veprën “Parashqevi Qirjazi dhe viti i saj 1919” me Teuta Toska. Studimi përmban kërkim të thelluar për jetën dhe veprimtarinë e intelektuales dhe veprimtares Parashqevi Qirjazi.
Top Channel