Burri që ra në gjumë për një vit, arrestohet për sulmin seksual menjëherë pas zgjimit (fotot)

23/12/2022 16:41

Mendja e Ahmad Ali raprotohet se “fshihet e tëra” sa herë që ai përpiqet të kujtojë ngjarjet e vitit të kaluar , pasi vuan nga ‘sindroma Ganser’.

Ai u arrestua nje vit me pare në aeroportin e Romës, Itali, për një sulm të denoncuar seksual, por deri tani e gjithë kohen e kishte kaluar ne spital.

Sulmuesi i një minoreneje raportohet se kishte rënë në gjumë për gati një vit prej sëmundjes së tij, por tani pas zgjimit ai po dërgohet përsëri në burg.

Prej gjendjes së tij, zgjimi i Ali ishte konsideruar një “mrekulli” pasi 28-vjecari kishte ndaluar së reaguari ndaj stimujve të jashtëm, sipas doktorëve.

Pak pas arrestimit për sulmin e denoncuar seksual, i arrestuari tha se mendja e tij fikej sa herë përpiqej të kujtonte atë që kishte ndodhur.

Ai nuk reagonte fare ndaj zhurmave apo lëvizjeve dhe duhet të ushqehej me anë të një serumi me pika ne spital.

Për çdo seance të gjyqit të tij ai duhet të sillej në një barrelë me rrota në dhomën e video-konferencës së burgut të Regina Coeli në Romë.

Gjykatësi vendosi kështu pasi dyshonte se i ndaluari mund të gënjente për gjendjen e tij të rrallë. Dhe në fakt dhe dy doktorë pranonin se ai vuante nga një sindromë pak e dëgjuar e quajtur Ganser ose “sindroma e budallait”.

Por papritur më 9 dhjetor Ali u zgjua në krevatin e spitalit dhe menjëherë u dërgua në burg.

Avokati i tij Donato Vertone tha për të përditshmen vendase Repubblica : “Ahmed u zgjua dhe kjo ishte si një mrekulli, falë punës së doktorëve të Cardarelli në Napoli.

“Mos më pyesni sesi e bënë pasi di vetëm se dje ai u ngrit në këmbë dhe po ecte”.

Ali thotë tani se mban mend gjithçka nga viti i tij në gjumë, me disa episode nga koha në spitalin Pertini në Romë dhe më pas në spitalin e Napolit, ku u zgjua me një gjilpërë të ngulur në krah e një në kofshë.

Disa kritikë refuzojnë të besojnë sindromën Ganser, pasi shumë i referohen asaj si ‘psikoza e burgut’ të cilën të burgosurit e përdorin për të fituar simpatinë e gjykatësve e prokurorëve.

Ajo besohet se është një formë imitimi i sëmundjeve fizike e mendore, të shoqëruara me halucinacione, konfuzion, amnezi e paralizë.

Seanca e ardhshme e Ali do të mbahet në janar, ku ai pritet të flasë për herë të parë në gjyq.

FOTO GALERI
1/3
Ahmad Ali u arrestua nje vit me pare në aeroportin e Romës, Itali

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA