Katër të dyshuar si trafikantë drogash raportohet se do të kalojnë festat e fundvitit prapa hekurave pasi policët të maskuar si ‘Plaku i Krishtlindjeve me ndihmësit e tij’ hynë në apartamentin e kriminelëve, sekuestruan pajisjet e tyre dhe i vunë hekurat.
Oficerët duket se hoqën disa emra të rrezikshëm nga lista e të kërkuarve kësaj jave duke eliminuar një rrjet trafiku që njihej si ‘Chicago Grinch’ në kryeqytetin e Perusë, Lima.
Mediat vendase tonin se oficerët hynë në zonën Surquillo të kryeqytetit me kostumet festive dhe bastisën adresat e dyshuara duke vënë në pranga katër trafikantët e dyshuar të kokainës.
Ata madje kishin shpërndarë pamje të operacionit që megjithëse dukeshin si një reklamë festive, sipas tyre ishte një ndërhyrje e vërtetë policore e rrezikshme për ndalimin e krimit.
“Meqënëse është Krishtlindje, një plakush Santa në rrugë nuk tërheq shumë vëmendje dhe këtë e përdorëm si avantazh për operacionin tonë”, tha zyrtari policisë David Villanueva për televizionet peruviane.
“Operacionin e quajtëm ‘Rënia e Chicago Grinch’ duke iu referuar përbindëshit të trilluar të gjelbër që donte të vidhte Krishtlindjet”.
Përveç arrestimeve, në operacion u sekuestruan mijëra doza të vogla kokaine dhe marijuane”.
Një pako kilogramëshe pastë kokaine, në Peru shitet për rreth 350 dollarë ndërsa një kilogram pluhur kokaine për rreth 1000 dollarë.
Autoritetet thanë se kjo nuk është hera e parë që policia në Lima kap trafikantët duke përdorur kostume qesharake.
Në fund të tetorit ata thonë se përdorën një hile të ngjashme me kostume Halloween-i për arrestimin e tre burrave e një gruaje në zotërim të pakove të marijuanës dhe kokainës pastë.
Top Channel