Foto ilustruese

Dy aksidente me motor kanë ndodhur brenda pak minutash në Vlorë, ndërsa drejtuesit janë dërguar në spital.

Njëri nga aksidentet ka ndodhur në afërsi të fshatit Qishbardhë, ku një automjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin 61-vjeçarin R. B., është përplasur me një motomjet me drejtues 34-vjeçarin P. B. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi 34-vjeçari,  i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në në rrugën “Sokrat Leka” të Vlorëa, aty ku 29-vjeçari E. D., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një banese.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi E. D, dhe dy pasagjerët shtetasit M. S., dhe A. H., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi policisë

Vlorë/Informacione paraprake

Sot, rreth orës 17:45, në bypass, në afërsi të fshatit Qishbardhë, një automjet tip “Fiat”, me drejtues shtetasin R. B., 61 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin P. B., 34 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi P. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
– – –

Rreth orës 17:30, në rrugën “Sokrat Leka”, Vlorë, shtetasi E. D., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një banese. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi E. D, dhe dy pasagjerët shtetasit M. S., dhe A. H., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
– – –

Top Channel