Policia në qytetin amerikan të Fort Worth thanë sot se janë vënë në kërkim të një burri që u filmua duke vjedhur kukullën e Jezusit bebe një skenë festive e Lindjes së Krishtit.
I dyshuari shihet që ecën qetësisht drejt skenës së dekoruar të Krishtlindjes, kap kukullën e bebes dhe largohet me të njëjtin hap.
Vjedhja e pazakontë kishte ndodhur rreth orës 2:00 të mëngjesit, kur hajduti pas marrjes së kukullës simbolike hyri në një makinë që e priste, duke bërë autoritetet të besojnë se ai kishte “një bashkëpunëtor”.
Duke shpërndarë pamjet online, policia shkruante: “Ky njeri jo dhe aq i zgjuar vodhi beben Jezus nga dekorimet e Sheshit ‘Sundance Square’. Më pas ai hipi në një makinë metalizato Chevy Tahoe, kështu që nuk ishte i vetëm në krim”.
Por vjedhja e pazakontë tërhoqi shumë interes në rrjet, dhe siç pritet shumë njerëz nxituan të imagjinojnë skenare humoristike për ngjarjen”.
Një person i përgjigjej postimit të policisë: “Ai do të ketë dëgjuar që mbreti Herodi i Madh po kërkon beben Jezus prandaj bëri gjënë e duhur”.
Edhe një tjetër përdorues thoshte me shaka: “Lajmi i mirë është se ai nuk ishte Jezusi i vërtetë dhe mund të zëvendësohet me çdo kukull tjetër nga supermarketi”.
Ndërsa një tjetër që kishte tërhequr më shumë interes nga publiku, pyeste: “A konsiderohet rrëmbim personi?”
Dikush tjetër sugjeronte: “Jezusi nuk duhet vendosur në skenën e lindjes deri në 25 dhjetor, kështu që ai përpiqet që të bëhet korrektësisht, burri duhet vlerësuar”.
Top Channel