Deputeti demokrat Agron Shehaj ka hedhur akuza të forta gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit ndaj kryeministrit Edi Rama.
Ai u shpreh se kreu i qeverisë fshihet pas një kompanie offshore në Holandë, e cila ka në pronësi inceneratorin e Tiranës.
“Inceneratori i Tiranës i është dhënë Klodian Zotos, ju në fillim thatë që s’do ishte Zoto, por do ishte një sipërmarrje e madhe italiane. Pastaj zbuluam që nuk kishte kompania të huaj, ishte i njëjti njeri që kishte marrë Elbasanin. Të njëjtën ditë që firmosët kontratën, Zoto ia transferoi kontratën një kompanie offshore në Holandë. Dolën që Zoto ka kryer korrupsion dhe prapë koncesionet të Elbasanit dhe Fierit janë të sekuestruar, i Tiranës vazhdon të jetë në pronësi të një kompania offshore në Holandë. Kompania është ofshore nuk e dimë kush janë pronarët. Fakti që ju i jepni një njeriu që është i përfshirë në aferë koruptive, duke i hapur çdo lloj dere, duke i dhënë monopolin e inceneratorëve, fakti që ky zotëria e çon kompaninë në offshore, vazhdoni e paguani.
Inceneratori i Tiranës vazhdon të jetë në pronësi të një njeriu që është në kërkim. Inceneratoti i Tiranës është në pronësi të një kompani offshore. Pse jeni ju? Vazhdimi i pagesave pavarësisht se SPAK thotë se janë të korruptuar, kjo më bën të mendoj që pas këtij skandali, pas inceneratorit të Tiranës mund të jeni vetëm ju. Ose hajde na thoni se jeni të paaftë ju gënjen Zoto ose jeni ju pronarët e vërtetë”, tha Shehaj.
Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama kërkoi fakte dhe prova për akuzat që bëri Shehaj, ndërsa iu kundërpërgjigj se nëse do të ishin të vërteta, ai do të ishte para drejtësisë.
Top Channel