Georgina Rodríguez është shprehur si rrallë herë më parë në një intervistë të fundit, partnerja e Cristiano Ronaldo-s ka diskutuar të gjitha çështjet rreth personalitetit të saj.

Ajo madje diskutoi edhe në lidhje me vdekjen e djalit të saj, gjë që e bëri vitin 2022 një periudhë kaq të vështirë për familjen e tyre.

Modelja 28-vjeçare ka dy fëmijë me Ronaldon dhe do të lindte binjakë në prill, por njëri prej tyre, një djalë, vdiq gjatë lindjes. Ajo ka treguar për revistën “Elle”se:

“Unë dhe Cristiano u dashuruam me shikim të parë, kur e pashë për herë të parë u ndjeva sikur koha ndaloi. Nuk kisha parë kurrë një burrë kaq të pashëm, kaq të vëmendshëm. Ai është njeriu më i pashëm që kanë parë sytë e mi. Dhe po, unë jam e dashura e futbollistit më të mirë në botë, por nuk ka nevojë që njerëzit ta përdorin atë në mënyrë përçmuese. Është e qartë se marrëdhënia ime me të më ka lejuar të përmbush shumë nga ëndrrat e mia, por gjithmonë, para dhe pas takimit me të, kam vendosur të njëjtin pasion në gjithçka që kam bërë, qoftë pastruese apo shitëse. ose një modele. Unë kam qenë gjithmonë feministe, besoj në mundësitë e barabarta. Kujdesem për veten, sepse dua të jetoj për shumë vite, sepse dua të shoh fëmijët e mi të rriten. Humbja e njërit prej tyre e bëri këtë vitin më të vështirë të jetës sime”.

Ajo gjithashtu goditi shtypin dhe raportet që dalin rreth saj, duke thënë se e kupton pse shumë e kanë një ide të keqe për të. Rodriguez tha se:

“Nëse e kërkoni emrin tim në Google sot, do të lexoni se jam në një grindje me familjen e Cristiano-s, se kam një motër që më kërkon para dhe se diçka ka ndodhur me Rosalia-n. Jeta ime është shumë më e thjeshtë se e gjithë kjo, nuk më pëlqejnë konfliktet, nuk zihem kurrë me askënd. Gjëja më e keqe është se i gjithë ky informacion është një gënjeshtër, nuk jam kjo. Nëse do të isha dikush tjetër dhe do të lexoja çdo gjë që publikohet për mua, me distancë, edhe nuk do të më pëlqente. Por, jeta të jep mjaft probleme dhe vështirësi për të luftuar me njerëzit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA