Foto Ilustruese

Në prag të festave të fundvitit, Durrësi do të ketë sërish probleme në furnizimin me ujë.

Mëngjesin e sotëm Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton abonentët se gjatë ditës së martë mund të ketë probleme në furnizimin me ujë në zonën e fshatrave dhe një pjesë e lagjeve të qytetit.

Shkak është një defekt që ka ndodhur në tubacionin kryesor të Fushë Kuqes, i cili furnizon me ujë zonën e fshatit dhe një pjesë të qytetit bregdetar.

UKD sqaron se brigada e avarive është në terren dhe po merret me riparimin e defektit në një kohë sa më të shpejtë, ndërsa kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme.

Top Channel