31 vjeçari Alex Pikul, po shijonte një zhytje piktoreske në brigjet koralore të Sharm El Sheikh në Egjipt kur hasi në peshkun misterioz që duket se kishte “proteza dhëmbësh njeriu”, teksa u sul drejt këmbës së tij dhe e kafshoi.
I riu i pafat ulëriti prej dhimbjeve kur peshku i tërbuar me dhëmbët e përdala nuk stepej pa e kafshuar.
Alex ishte me një grup prej tetë zhytësish të grupit të zhytjeve Mar Trips, Maira, kur një rrymë e fortë i detyroi ata të ndryshonin kurs.
Kështu që ata përfunduan duke notuar pranë foleve të vezëve, kur dhe mashkulli i alarmuar për rrezikun nisi sulmin dhe ndjekjen e zhytësve.
Alex, nga Alabama në SHBA, shpjegonte: “Mendoja se ishim larguar nga peshqit dhe po notonim me pjesën tjetër të grupit, por papritur ndjeva kafshimin në këmbë”.
Specia njihet për temperamentin agresiv, veçanërisht kur është duke mbrojtur folenë e vezëve nga të huaj.
Por megjithë rrymat e forta dhe kafshimin, Alex thotë se ishte një zhytje sfiduese dhe se nuk ka mëri ndaj peshkut që e kafshoi.
Krijesa me dhëmbët komikë e njohur në SHBA si “triggerfish” ka gjithashtu nofulla të forta që i përdor për të vrarë prenë e tij si gaforre dhe iriqë deti.
“Kishte një fytyrë që vetëm nëna e tij mund ta donte, një peshk i shëmtuar me dhëmbë si të njeriut, ose si me njëfarë proteze”.
Top Channel