Aktori i famshëm amerikan, Daniel Michael DeVito Jr., i njohur nga të gjithë si Danny DeVito ka përmendur në një prej emisioneve se gjyshja e tij fliste gegërisht.

Lajmi është bërë i ditur gjatë emisionit virtual “The Always Sunny Podcast”, i cili transmetohet në YouTube. Ai shprehet se është një prej gjuhëve më të bukura për të, ndërsa mori si shembull fjalën “shiu”.

“Një nga gjyshërit e mi është nga Kalabria, që është pikërisht në çizmen e Italisë dhe pikërisht atje është Shqipëria.  Ajo ishte 80 vjeçe, e shtrirë në një shtrat, histori tragjike. Por ideja është që ajo fliste një gjuhë të quajtur gegë, dhe tani disa njerëz mund ta dinë se çfarë është kjo, disa njerëz mund të dinë se çfarë është një lloj i gjuhës hibride shqipe si italo-shqiptare”, tha DeVito.

“Fjala shiu për shembull… sh… sh… tingëllonte si vetë shiu”, thotë DeVitto më tej.

Deni DeVito e ka deklaruar më herët origjinën e tij arbëreshe në televizion kur ishte i ftuar nga Regis Philbin, gjithashtu me prejardhje arbëreshe nga nëna e tij.

DeVito lindi në New Jersey më 17 nëntor 1944. Ai është një aktor, regjisor dhe producent i famshëm amerikan me origjinë arbëreshe nga San Felipe (Potenza). Babai i tij, Daniel Michael DeVito Sr. kishte një dyqan pastiçerie dhe nëna e tij, Julia Mocello ishte shtëpiake.

Danny DeVito e filloi karrierën e tij në vitet ’60-’70 së bashku me Andy Kaufman. Në vitin 1971 ai luajti një rol të vogël në ”La mortadella” të Mario Monicelli. Suksesi i tij ishte i pandalshëm, pas punës me regjisorët dhe aktorët më të famshëm të Hollivudit. Ai ka fituar një Golden Globe, një Emmy dhe një nominim për Oscar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA