26/11 15:30
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar aktivistja e njohur Valdete Idrizi.
Ndërsa tregoi se çfarë po ndodh aktualisht në Kosovë, ajo kujtoi edhe një episod post luftës në Kosovë, ku tha se është sulmuar nga gjashtë gra serbe.
Ajo u shpreh se është me fat që ka arritur të shpëtojë, pasi e kanë dhunuar dhe hodhur një vazo nga kati i pestë.
“Bash para banesës më kanë sulmuar 6 gra serbe… Dy i njihja të tjerat jo. Dhe pse isha shqiptare, më sulmuan. Edhe unë e falenderoj Zotin që kam arritur të shpëtoj, se më hodhën një vazo nga kati i pestë. Falë instikteve u largova, por zbritën dhe vetë fizikisht dhe më përgjakën. Jo më larg se 5 m ishin dhe ushtarët e KFOR aty”, u shpreh Idrizi.
Top Channel