“Fenomeni”, Neymar, Dani Alves… , sa shumë brazilianë u gëzuan për Messin

20/12/2022 15:11

Ditë para finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës shumë legjenda braziliane të pranishme në “Katar 2022” u pyetën për preferencat e tyre në finale.

Disa, si Ronaldo Nazário (Fenomeni), zgjodhën Francën, për të shmangur zemërimin e bashkatdhetarëve të tij.

Megjithatë, pas rezultatit, Ronaldo ndryshoi mendje dhe ndau një mesazh kushtuar Leo Messit:

“Një lamtumirë e denjë për gjeniun që përtej të qenit “yll” i Kupës së Botës, udhëhoqi një epokë”.

Për të gjitha komentet që Ronaldo mund të marrë nga bashkatdhetarët e tij, pronari aktual i Valladolidit dhe dy herë kampioni i botës me “Seleçaon” siguroi se “futbolli i këtij niveli lë mënjane çdo rivalitet. Pashë shumë brazilianë dhe njerëz nga mbarë botën, duke brohoritur për Messin në këtë finale elektrizuese”.

Më herët, përgëzuan Messi për këtë arritje fenomenale edhe Neymar e Dani Alves.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA