Edhe pak ditë na ndajnë nga “Big Brother Vip 2”/ Arbana Osmani sapo na zbuloi pak nga përgatitjet e fundit

20/12/2022 21:30

Top Channel ka nisur prej kohësh punën për edicionin e dytë të “Big Brother VIP”.

Tashmë është mësuar dhe data e fillimit të këtij spektakli, që është më 24 dhjetor dhe ajo që dimë është se do të jetë një spektakël i vërtetë, që ashtu si vitin e kaluar pritet të thyejë çdo rekord shikueshmërie.

Ashtu si edicionin e kaluar edhe këtë vit moderatorja do të jetë Arbana Osmani, gjë e cila është konfirmuar prej kohësh. Duket se ende po vazhdojnë përgatitjet e fundit dhe përfundimi i ambjenteve të shtëpisë dhe studios e këtë na e ka treguar vetë Arbana me anë të disa videove të postuara në Instastory.

Na mbetet të presim edhe fare pak ditë për të zbuluar çdo copëz të këtij ‘puzzle’-i dhe të ‘fiksohemi’ sërish pas këtij ‘reality show’ me përmasa gjigante. Vetë moderatorja Arbana Osmani e ftuar një muaj më parë në “Wake Up” ka zbuluar pak detaje lidhur me “Big Brother VIP”, ku ka thënë:

“Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e prë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA