Drejtësia “fundos” producentin: Weinstein fajtor për të dytën herë për përdhunim!

20/12/2022 11:16

70-vjeçar dhe i sëmurë, por drejtësia nuk ndalet përpara ish producentit të turpëruar hollivudian, Harvey Weinstein, është shpallur për herë të dytë fajtor për përdhunimin e një gruaje.

Gjykata e Los Angelesit i dha dënimin me 24 vjet heqje lirie, e kjo, në kohën kur fituesi i çmimit Oskarit është duke vuajtur aktualisht në Nju Jork një tjetër dënim me 23 vjet burgim për krime të ngjashme.

Weinstein u shpall sërish fajtor për përdhunim dhe dy akuza për sulm seksual ndaj një gruaje, e njohur si Jane Doe 1, emri i të cilës nuk është bërë publik për të mbrojtur anonimitetin e saj. Më shumë se 80 gra e kanë akuzuar atë për agresion seksual.  Ishin pretendimet e ngritura kundër tij në 2017-tën që nxitën lëvizjen #MeToo (Edhe unë), e cila ka inkurajuar persona në mbarë botën të rrëfejnë përvojat e tyre të ngacmimeve dhe sulmeve seksuale.

Weinstein ka prodhuar disa filma të njohur, përfshirë “Shakespeare in Love”, i cili mori Oskarin për fotografinë më të mirë në vitin 1999.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA