Dj Dagz dhe Dj PM janë dy nga ish-banorët e “Big Brother” dhe dy nga artistat më të përfolur të momentit jo vetëm për projektet e tyre muzikore por edhe për historitë e dashurisë që u krijuan brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe që vazhdojnë më mirë se kurrë edhe jashtë.

Pas daljes së tyre nga ‘BBV’ suksesi i tyre në karrierë u rrit me hapa të mëdha. Dita e sotme ka qenë shumë e rëndësishme për të dy, pasi me anë të një postimi artistët na kanë lajmëruar se kanë marrë çmimin si “DJ OF THE YEAR” si dj më të kërkuar, dëgjuar e klikuar të vitit.

Së fundmi ka qarkulluar lajmi se djali i Einxhel dhe Dagz tashmë ka ardhur në jetë edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar këtë gjë dhe komentet dhe urimet për çiftin në rrjete sociale janë të shumta.

Ama mesa duket kjo gjë sipas çiftit nuk është e vërtetë, pasi më pas me anë të një fotoje të postuar në Instagram, ku Einxhel shfaqet ende shtatzanë na kanë lënë të kuptojmë të kundërtën.

Me anë të fotos Einxhel dh Dagz tregojnë se janë ditët e fundit të shtatzanisë dhe fëmija e tyre do të vijë në jetë këtë muaj, por kjo gjë nuk ka ndodhur ende.

Top Channel