“Një të dashur të fortë…”, Fjoralba Ponari poston foton e veçantë me partnerin e zemrës!

19/12/2022 20:32

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’.

Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli”.

Fjoralba rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj, por kur e bën sigurohet të na i bëjë sytë me zemra.

Vetëm pak më parë Fjoralba ka postuar në Instagram një foto me partnerin e saj të zemrës, i cili e mban atë mbi shpinë dhe moderatorja shkruan:

Përfitimet e të pasurit një të dashur të fortë: pjesa 1 

 

Top Channel