17/11 20:44
Tifozët e Lionel Messit që kërkojnë të blejnë fanellën e tij zyrtare të Argjentinës pas fitores së parë të yllit të futbollit në Kupën e Botës FIFA mund të mos kenë fat.
CNN shkruan se Adidas ka shitur kompletet e skuadrës së Messit dhe Argjentinës në mbarë botën.
Shitja e fanellave është bërë në bazë të kërkesave të jashtëzakonshme që ka pasur para dhe pas ndeshjes.
Të dielën, Argjentina mundi Francën për të fituar Kupën e Botës 2022 në Katar me penallti në një nga finalet më emocionuese në historinë e turneut.
Një kërkim në faqen e internetit të Adidas dhe shumë faqeve të tjera që shesin fanellat e Messit tregojnë se për momentin të gjitha bluzat janë shitur.
Top Channel