Pasanikja bukuroshe Maria Molonova duket se ka lënë pas telashet e sanksionimit në rrjetet e njohjeve te reja, pasi është njohur me një milioner në një mënyrë tjetër.
Milionerja ruse tani është njohur me një milioner ukrainas edhe pse nuk është lejuar të prezantohet në rrjetin Tinder siç ndodh me shumë rusë që prej sulmit ndaj Ukrainës.
Por 26 vjeçarja Molonova, vendosi të paguante postera gjigant në autostradë për të reklamuar veten per njohje te reja, dhe kjo tërhoqi vëmendjen e një milioneri ukrainas që iu përgjigj thirrjes së saj.
26 vjeçari Serhii Kharkusha, ka punuar në mbledhjen e fondeve për luftën e Ukrainës por ra në dashuri me te rene e pasur kur iu përgjigj njoftimit të saj në ‘billboard-et’ e rrugës me te njëjtën menyre.
Duke folur për vendimin e tij për t’iu përgjigjur njoftimit megjithëse lufta në Ukrainë vazhdon Kharkusha thotë: “Nuk i respektoj mbështetësit e luftës, dhe as Vladimir Putin. Por më duket mirë të dashurohesh me një ruse.”
“Kam shumë miq nga Rusia që kanë vlera të njëjta me të miat, nuk e dua luftën. Zgjodha Mirën sepse pashë reklamën e saj dhe ajo është tipi im”.
Milioneri që jeton në Los Angeles, shtonte më tej: “Ajo është e guximshme dhe e zgjuar. Keshtu që vendosa dhe unë të ngre një ‘billboard’ ku i them se jam nga Ukraina. Nuk vij dot tani në qytetin e saj por dua t’i dërgoj një pjesë timen, një foto”.
Ndërsa Maria, nënë e dy fëmijëve, tha: “Më pëlqeu që Serhii iu përgjigj njoftimit në atë mënyrë, është i paparashikueshëm, është kreativ”.
“Ai po më tërheq vëmendjen, nuk ka kontaktuar ende personalisht me mua, por shpresoj që kjo të ndodhë në nivel personal, dhe jo me të gjithë qytetin që shikon posterat”.
Megjithëse ende nuk është takuar me Maria, duket se Kharkusha është i vendosur për ta bërë këtë duke organizuar një “takim romantik të paharrueshëm”.
Ai tha se nëse e lejojnë do të shkojë në Rusi për të parë nëse mund të krijojë një marrëdhënie me Marian.
Top Channel