Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Kjo javë për Borën ka qenë shumë e rëndësishme, pasi para pak ditësh djali i saj, Arbor ka festuar ditëlindjen e tij. Duket se ditëlindja ka zgjatur 1 javë, pasi vetëm pak më parë Bora ka postuar disa foto nga festa e organizuar ditën e sotme për ditëlindjen e tij dhe shkruan:

“Gjithmonë bebi im  E mbyllëm javën e ditëlindjes”

Së fundmi Bora ka postuar në Instagram disa foto me Elvanën nga nata e spektaklit, ku përvec se të dyja duken shumë bukur, Bora na ka zbuluar një sekret dhe gjithashtu një të përbashkët mes të dyjave, që askush nuk e di.

Nuk mund të mungonte as reagimi i Orit për rikthimin e Borës si moderatore e “Për’puthen”. Ori ka postuar një foto në Instastory, ku na tregon se është duke e parë programin nga shtëpia e saj dhe ka shkruar disa fjalë vlerësuese për Borën, ku dhe shprehet se është shumë e lumtur për rikthimin e saj në “Për’Puthen”.

Top Channel