18/12 16:24
Pas suksesit madhështor në Kupës së Botës, Messi theu një tjetër rekord, këtë herë sa i përket aktivitetit në rrjetet sociale.
Postimi i tij i fundit me trofenë e kampionit në duar ka marrë thuajse 43 milionë “like” (mbi 1.2 milionë komente), duke lënë pas pikërisht foton e postuar nga Ronaldo, për ironi të fatit duke luajtur shah me Pleshtin (foto e realizuar nga Annie Leibovitz).
Në fakt, fotoja e shahut ishte postuar në profilet e të dyve, por nëse tek Messi kishte marrë 32 milionë “like”, te CR7 kishte arritur në thuajse 42 milionë.
Mirëpo kjo e Messit me Kupën e Botës deri tani ka shkuar rreth 43 milionë “like”.
Top Channel