Festat e fundvitit janë të shumëpritura dhe gëzueshme për shumë njerëz, ndërsa ajo që e bën më interesante është pema.

Shumë vende të botës kanë zgjedhur pemë unike dhe dizanje, për të treguar atmosferën festive.

“Bright Side” hodhi një sy se çfarë ofrohet këtë vit në kënde të ndryshme të botës.

Paris, Francë: Kjo pemë e Krishtlindjes njëzet e pesë metra e gjatë, e përmbysur, dekoron një qendër tregtare franceze, Galeries Lafayette.

11 pemët më spektakolare të Krishtlindjeve nga e gjithë bota

Melburn, Australi: Kjo është ndërtuar me mbi gjysmë milioni tulla Lego.

11 pemët më spektakolare të Krishtlindjeve nga e gjithë bota

Vilnius, Lituani: Një dizajn i pazakontë, por simpatik për pemën kombëtare të Krishtlindjes në Sheshin e Katedrales.

11 pemët më spektakolare të Krishtlindjeve nga e gjithë bota

Nju Jork, SHBA: Hapja ekstravagante e pemës së Krishtlindjes në Rockefeller Center. Tradicionale dhe me stil!

11 pemët më spektakolare të Krishtlindjeve nga e gjithë bota

Tegucigalpa, Honduras: Falë madhësisë dhe natyrës së saj unike, kjo pemë hyri në Librin e Rekordeve Guinness. Në krijimin e tij morën pjesë rreth 3000 njerëz.

11 pemët më spektakolare të Krishtlindjeve nga e gjithë bota

Gubbio, Itali: Banorët e Gubbio janë mjaft me fat që mund ta shohin këtë pemë të madhe të Krishtlindjes nga kudo në qytetin e tyre. E vendosur në malin Ingino, ky dizajn i bukur është më shumë se 650 metra i gjatë. Ai hyri në Librin e Rekordeve Guinness në 1991.

11 pemët më spektakolare të Krishtlindjeve nga e gjithë bota

Taipei, Tajvan: Lartësia e kësaj peme vërtet unike, e cila është bërë duke përdorur dritat LED, është rreth 36 metra. Një muaj para festës, këtu ka një shfaqje me dritë çdo gjysmë ore pas perëndimit të diellit.

11 pemët më spektakolare të Krishtlindjeve nga e gjithë bota

Rio de Zhaneiro, Brazil: Rio krenohet me pemën më të madhe të Krishtlindjes në botë – në një lartësi të pabesueshme 82 metra. Është ndërtuar mbi një platformë lundruese në mes të liqenit Lagoa. Çdo vit, pema zbukurohet në mënyra të ndryshme, dhe gjithashtu organizohen shfaqje me dritë dhe fishekzjarre sipas temave të vitit.

11 pemët më spektakolare të Krishtlindjeve nga e gjithë bota

Uashington, SHBA: Kjo është pema kombëtare e Krishtlindjes në SHBA. Për të arritur në kryeqytet, pema duhej të bënte një udhëtim të gjatë nga Alaska, duke udhëtuar rreth 7000 kilometra.

11 pemët më spektakolare të Krishtlindjeve nga e gjithë bota

Byblos, Liban: Një ndërtim i lartë tridhjetë e pesë metra ndodhet në portin më të vjetër në botë.

11 pemët më spektakolare të Krishtlindjeve nga e gjithë bota

Torino, Itali: Kjo pemë shumë origjinale dhe e bukur e Krishtlindjeve ndodhet në Piazza Castello.

11 pemët më spektakolare të Krishtlindjeve nga e gjithë bota

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA