Një djalë i vogël pretendon se është rimishërim i një aktori të njohur të Hollywood që ka vdekur rreth 60 vjet më parë.
Duke dëshmuar historinë dhe njohuritë e tij në një video, Ryan Hammond, nga Oklahoma, SHBA i ka bërë pretendimet e tij prej vitit 2015 ku rishte vetëm 10 vjeç.
I riu tregon kujtime të gjalla nga jeta e tij në Hollywood në vitet 1940-të e 1950-të – përfshi dhe një rast kur “është goditur nga rojet e aktores Marilyn Monroe.”
Ai thotë se mban mend se vdiq në një jetë të mëparshme, duke përmendur momentet ku zemra e tij “shpërtheu” në kohën kur “po shkonte drejt dritës”.
Martyn ka qenë një aktor dytësor që u bë i njohur në filmin e suksesshëm ‘Tinsel Town’.
Ai jetonte një jetë luksi në New York, ishte martuar katër herë dhe shkonte për pushime në Paris.
Martyn vdiq në 1964 nga hemorragjia cerebrale në 1961 – 40 vjet para se sipas pretendimeve, “të rilindej” në formën e Hammond.
Hammond ka bërë pretendimet e tij që prej moshës tre vjeçe, edhe pse fillimisht prindërit e tij nuk e besonin.
Por më pas për të studiuar jetën e tij të mëparshme, nëna i bleu Hammond libra për Hollywood në librari.
Sapo kishte hapur librin Hammond identifikoi aktori George Raft me të cilin tha se kishte bërë foto.
Me sa duket, kujtimet e Hammond për jetën e mëparshme si Marty janë zbehur me kohën.
Psikiatri i fëmijëve Dr Jim Tucker thotë se beson pretendimet e Hammond për rimishërimin.
Dr Tucker tha: “Bota nuk funksionon ashtu si ne mendojmë apo supozojmë se funksionon. Rastet që unë kam ekzaminuar nuk përputhen me asnjë shpjegim normal për mënyrën sesi e perceptojmë botën.
Top Channel