Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Butrinti para 1 muaj lansoj projektin e tij të ri muzikor, i cili titullohet “Lejla” e duket se menjëherë është pëlqyer shumë nga publiku.

Mesa duket artisti ka gati një projekt të ri muzikor, pasi vetëm pak më parë ka publikuar një video TikTok-u duke improvizuar këngën e tij të re.

Dihet që verën që kaloj të gjithë artistët e pëlqyer nga publiku kanë pasur një numër të lartë koncertesh, ku edhe fitimet kanë qenë të mëdha. Një ndër ta është edhe Butrinti, i cili mesa duket ka zgjedhur se ku do ti shpenzoj paratë e tij. Vetëm pak më parë këngëtari na ka treguar me anë të disa postimeve në Instastory blerjen e tij të fundit, ku ka harxhuar ‘një mal me para’ për makinën luksoze të markës Rolls Roys, një nga makinat më të kushtueshme në treg.

Top Channel