​Zelensky propozon samit global për paqe, kërkon të mbahet këtë dimër

18/12/2022 23:02

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky propozoi të dielën mbajtjen e një Samiti Global për Paqen këtë dimër.

Samiti do të “bashkojë të gjitha kombet rreth kauzës së paqes globale”, tha ai në një video-mesazh.

“Ne i ofruam botës Formulën e Paqes. Absolutisht e drejtë. E kemi ofruar sepse nuk ka kampionë në luftë, nuk mund të ketë barazim. Kështu që unë shpall iniciativën për të mbajtur një Samit Global të Formulës së Paqes këtë dimër”.

Duke komentuar turneun “Katar 2022”, Zelensky tha se Kupa e Botës vërtetoi se “vende dhe kombësi të ndryshme mund të vendosin se kush është më i forti në lojën e ndershme”.

“Në fushën e gjelbër të lojës dhe jo në fushën e kuqe të betejës. Kjo është ëndrra e kaq shumë njerëzve, kur lojtarët konkurrojnë, duke i bërë të gjithë të shijojnë paqen”, shtoi ai.

Në fillim të kësaj jave, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se Kievi planifikon të mbajë një samit për të zbatuar në një nivel universal propozimin e paqes që Zelensky përshkroi në samitin e G-20 të muajit të kaluar në Indonezi.

Dhjetë kushtet e Zelensky-t të paraqitura në samitin e G-20 përshkruajnë një formulë për paqen, hapi i fundit i së cilës është nënshkrimi i një marrëveshjeje paqeje, dhe gjithashtu prek sigurinë bërthamore, sigurinë e ushqimit dhe energjisë, dhe tërheqjen ushtarake të Rusisë nga Ukraina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA