Nxitja e re e departamentit amerikan të mbrojtjes për hetimin e pikasjeve të objekteve aliene, duket se “nuk ka zbuluar prova konkrete për të sugjeruar se alienët kanë vizituar tokën apo janë ulur këtu”, thanë së fundmi zyrtarët ushtarakë.
Zhvillimi vjen pasi përpjekjet e Pentagonit për të hetuar objektet e paidentifikuar në hapësirë, tokë apo nën ujë, kanë sjellë qindra raportime të reja të anomalive të lidhura me UFO-t, thanë dje zyrtarët vendas.
Në qershor 2021 inteligjenca e SHBA raportonte se nga 2004 deri në 2021, ka pasur 144 episode me UFO, 80 prej të cilave janë regjistruar nga disa sensorë të ndryshëm njëkohësisht.
Deri tani, “nuk kemi parë gjë, edhe pse jemi ende herët, që të sugjerojë se ndonjë prej këtyre objekteve ka origjinë aliene”, deklaroi dje zv. Sekretari i inteligjencës e sigurisë Ronald Moultrie.
Ndërsa Sean Kirkpatrick, drejtor i agjencisë së re të Pentagonit për hetimit e pikasjeve, nuk përjashtonte mundësinë e jetës jashtëtokësore dhe tha se për cështjen do të merret një qasje më shkencore.
“Ne do të ristukturojmë analizën tonë, pasi raportimet nuk mund të injorohen,” tha Kirkpatrick.
Pikasjet e mjeteve ajrore që nuk përputhen me teknologjinë e njohur ose që duket se shkelin ligjet e njohura të fizikës, citohen prej kohësh si provë për jetën jashtëtokësore.
Por kontradikta janë ngritur nga palë që flasin për teknologji të fshehta të zotëruara nga ushtri të ndryshme botërore, sidomos duke iu referuar kundërshtarëve të SHBA, të cilat sipas zyrtarëve mund të jenë po aq shqetësuese sa jashtëtokësorët.
Kirkpatrick tha se zyra e tij koordinohet me Pentagonin për të njohur hyrjet e reja në teknologjinë ushtarake te SHBA, për ta dalluar dronët ose avionët e avancuar, nga UFO të mundshme.
Top Channel