Shumë njerëz kanë rastisur të gjenden në takime katastrofike të ‘njohjeve të reja’ por një grua e dëshpëruar tregon së fundmi se mbeti e përlotur thuajse sapo doli hapi derën e shtëpisë së saj “të ftuarin”.
Vajza e njohur në rrjet me emrin Steph, thotë se ishte përgatitur më së miri për takimin romantik, por i njohuri i saj erdhi për ta marrë me rreth 40 minuta vonesë.
30 vjeçarja shtoi më tej se pasi ‘i dashuri’ mbërriti në shtëpinë e saj, përdori tualetin dhe i tha se nuk dëshironte të takohem më me të.
Duke treguar historinë e saj të papëlqyeshme në rrjetin TikTok, Steph shihe e përlotur teksa tregon ‘fustanin e bukur’ që kishte veshur për takimin.
Vajza thotë: “Shikoni sa e bukur u bëra për të dalë në takim. I njohur im erdhi më në fund me 40 minuta vonesë për të më marrë. Erdhi në shtëpinë time, përdori tualetin dhe më tha se donte të ndahej. Unë me fustanin tim të bukur mbeta këtu ulur duke qarë”.
Në një pauzë mes të qarave, ajo shtonte për ndjekësit e saj të zellshëm: “Vetëm vras mendjen se kur do të pushojnë së më ndodhuri gjëra si këto.”
Siç qartësohet në komente Steph kishte rreth dy muaj që dilte me këtë person, i cili në ditën që kishte planifikuar të dilte me të, dhe në momentin që ajo ishte bërë gati, vendosi ta njoftonte se nuk dëshironte të vazhdonte.
Shumë nga ndjekësit e Steph nxituan të komentonin flakë ngushëllimi duke e inkurajuar të dilte vetëm ose të gjente dikë tjetër.
Një person komentonte: “Lëre tani, mos qaj për atë…është thjesht një zhgënjim! Le të presim tjetrin për ta riparuar”.
Gjithsesi në një video të mepasshme Steph tregon sesi i kishin dhuruar një buqetë të madhe ulesh me një shënim inkurajues nga një fqinj i saj për ta inkurajuar.
Steph përfundonte: “Ajo që ka më shumë rëndësi janë miqësitë dhe lidhjet që kam në jetën time”.
Top Channel