Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka mbërritur në KLP, ndërsa po zhvillohet procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK.

Ajo i është bashkuar tryezës ku po qëndrojnë personat të cilët po ndjekin mbledhjen.

Diplomatja amerikane ka mbërritur e buzëqeshur, ndërsa ka përshëndetur të pranishmit në sallë dhe ka vënë kufjet për të monitoruar seancën.

Ambasadorja prej javësh tashmë jep mesazhe që KLP-ja të mos ndikohet nga asnjë palë në përzgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme, por të bazohet vetëm në kriteret për këtë pozicion.

Tre kandidatët për postin e kryetarit të Prokurorisë së Posaçme, SPAK  janë Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani.

I pari që nisi me prezantimin para anëtarëve të KLP-së ishte prokurori I posaçëm, Adnan Xholi.

Ai u shpreh se ka ardhur koha për hapa të mëtejshëm me qëllim forcimin e besimit te Prokuroria e Posaçme, ndërsa theksoi se do të nevojiten hetime konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kandidati i dytë që u paraqit para KLP-së ishte Altin Dumani, i cili u shpreh se nëse merr këtë post, do të ndërtojë vizionin që ai synon, me në fokus bashkëpunimin dhe angazhimin maksimal.

I fundit nga kandidatët në garë është Edvin Kondili.  Prokurori është shprehur që qëllimi i tij është të rikthejë besimin e drejtësisë tek qytetarët dhe të ketë unitet e bashkëpunim në funksionimin e punës.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA