Garon për marrjen e drejtimit të SPAK/ Edvin Kondili: Synoj të kthej besimin tek institucionet e drejtësisë

16/12/2022 13:58

Edvin Kondili, ka nisur prezantimin e figurës së tij pranë trupës së KLP-së, ku ka preznatuar eksperiencën e tij në fushën e drejtësisë dhe qëllimet e objektivat që ka për realizimin e punës. 

Ai është shprehur që qëllimi i tij është të rikthejë besimin e drejtësisë tek qytetarët dhe të ketë unitet dhe bashkëpunim në funksionimin e punës.

Ai është shprehur se funksionimi i plotë i Byrosë Kombëtare të Hetimit është një komponent i rëndësishëm në mbarëvajtjen e punës.

Edvin Kondili: Nëse do të më jepet mundësia, angazhimi im do të jetë maksimal. Qëllimi im do të ketë që kjo prokurori të kthejë besimin nga drejtësia në luftën me krimin e organizuar. Kam nisur karrierën në 2004, kam 18 vite pa shkëputje që ushtroj detyrën e prokurorit, 15 vite pa shkëputje tek krimet e rënda. Sa I përket eksperiencës time, gjatë 18 viteve në detyrën e prokurorit kam hetuar dhe përfaqësuar në gjykim një numër të madh çështjesh penale që kanë pasur në shqyrtim prokuroria e krimeve të rënda. Veprat penale që kam hetuar dhe përfaqësuar në gjykim me sukses kanë pasur të bëjnë me trafikimin e narkotikëve, pastrimit të parave, vrasësve të punonjësve të policisë. Kam hetuar dhe përfaqësuar në gjykim një numër të lartë të pandehurish, ku ka pasur raste që janë dënuar edhe me 20 vite burgim apo burgim të përjetshëm.

Në lidhje me vizionin tim për Prokurorinë e Posaçme konsiston në pasjen e objektivave konkrete dhe realizimin e tyre. Unë kam parashtruar disa objektiva konkrete, i pari që kam vlerësuar është ngritja dhe funksionimi i plotë i Byrosë Kombëtare të Hetimit, që ka një komponent të rëndësishëm, rekrutimin e shërbimeve të policisë gjyqësore. Byroja duhet të ketë patjetër strukturë e të mos angazhojë në hetime policinë e shtetit.

Objektiv tjetër është përgjegjshmëria e pavarësia e prokurorëve, është e nevojshme të vazhdojë konsolidimi i saj. Dy janë momentet thelbësore se si menaxhohet shpejtësia dhe efektiviteti, e para është marrëdhënia me hetuesin ose oficerin e policisë gjyqësore, duhet të jetë strikt në ndjekjen e afateve të përcaktuara. Pjesa e dytë është llogaridhënia e gjyqtarit që bën mikqyrjen e të dhënave paraprake.

Një nga objektivat e mi është uniteti, puna në skuadër dhe klima e të qënurit një trupë e bashkuar me një frymë bashkëpunimi.

Objektiv tjetër i imi është kthimi i besimit të publikut jo vetëm në këtë institucion të drejtësisë por tek drejtësia në tërësi. Unë kam kaluar me sukses procesin e vetingut, por unë kam marrë vlerësime edhe nga autoritetet e huaja të drejtësisë.

Çfarë do të kisha bërë unë më mirë nëse do të isha zgjedhur tre vite më parë, përgjigjia është e vështirë sepse duket sikur bëj vlerësimet për drejtuesin aktual që për mua ka vlerësimet absolute dhe maksimale. Pika e dobët që unë I shoh vetes është se unë me të gjithë anëtarët e stafit administrativ kam marrëdhënie shumë shoqërore dhe të thjeshta, nëse do të isha drejtues duhet ti kritikoj për diçka që do të evidentoj.

Top Channel