LIVE/ Lufta në Iran, zgjerohet konflikti: Izraeli godet Libanin, raketa të regjimit mbi Dubai dhe Doha, dy dronë drejt Qipros. Tre avionë amerikanë goditen gabimisht nga Kuvajti Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka mbërritur në KLP, ndërsa po zhvillohet procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK.
Ajo i është bashkuar tryezës ku po qëndrojnë personat të cilët po ndjekin mbledhjen.
Diplomatja amerikane ka mbërritur e buzëqeshur, ndërsa ka përshëndetur të pranishmit në sallë dhe ka vënë kufjet për të monitoruar seancën.
Ambasadorja prej javësh tashmë jep mesazhe që KLP-ja të mos ndikohet nga asnjë palë në përzgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme, por të bazohet vetëm në kriteret për këtë pozicion.
Tre kandidatët për postin e kryetarit të Prokurorisë së Posaçme, SPAK janë Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani.
I pari që nisi me prezantimin para anëtarëve të KLP-së ishte prokurori I posaçëm, Adnan Xholi.
Ai u shpreh se ka ardhur koha për hapa të mëtejshëm me qëllim forcimin e besimit te Prokuroria e Posaçme, ndërsa theksoi se do të nevojiten hetime konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kandidati i dytë që u paraqit para KLP-së ishte Altin Dumani, i cili u shpreh se nëse merr këtë post, do të ndërtojë vizionin që ai synon, me në fokus bashkëpunimin dhe angazhimin maksimal.
I fundit nga kandidatët në garë është Edvin Kondili. Prokurori është shprehur që qëllimi i tij është të rikthejë besimin e drejtësisë tek qytetarët dhe të ketë unitet e bashkëpunim në funksionimin e punës.
Top Channel