Ndikon për mirë apo për keq në lidhjen tuaj?! Nëse keni një llogari bankare të përbashkët me partnerin…

16/12/2022 22:03

Çiftet që kanë llogari bankare të përbashkët qëndrojnë më gjatë së bashku, veçanërisht ata me të ardhura të ulëta.

Këtë ka pohuar një studim nga Universiteti Cornell dhe Universiteti i Kolorados. Studimi tregoi se këto çifte kanë marrëdhënie më të lumtura dhe 62% e tyre i shpenzojnë paratë së bashku. Joe Gladstone, asistent profesor i marketingut në Universitetin e Kolorados tha se:

Ne studiuam mijëra çifte dhe shikuam të dhënat e transaksioneve të tyre, si dhe kërkime për shumë vite duke parë kënaqësinë e marrëdhënies së tyre. Ajo që zbuluam është se çiftet që kanë llogari të përbashkët qëndrojnë më gjatë me njëri-tjetrin. Ata janë më të kënaqur në marrëdhënien e tyre, por gjithashtu i shpenzojnë paratë ndryshe, sepse priren të shpenzojnë më shumë për gjëra të dobishme dhe më pak për argëtim. Mendoj se ajo që është interesante këtu është se kur çiftet vendosin të kombinojnë financat e tyre, ata ndoshta nuk mendojnë se çfarë ndikimi do të ketë në lumturinë e tyre, apo jo? Ata mendojnë: ‘Unë dua t’i bashkojmë paratë, sepse është e përshtatshme apo sepse ne po martohemi dhe kjo ka kuptim’. Por, ndoshta ka këto ‘pasoja lumturie’ për të cilat ata nuk i kanë menduar vërtet. Është një efekt domethënës dhe i qëndrueshëm.

Ndërvarësia financiare mund të jetë një faktor domethënës në suksesin e marrëdhënies së dashurisë në çift. Ndërkaq, sjellim në vëmendje se ndonjëherë njerëzit janë në humor të keq dhe ndodh që romanca me partnerin të zbehet.

Dr.John Gottman, profesor i psikologjisë në Universitetin e Uashingtonit dhe autor i librit “Seven principles for a successful marriage”, ka thënë që çiftet duhet patjetër të përkëdhelen dhe të puthen mjaftueshëm në mënyrë që në martesë të mbajnë gjallë romancën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA