Një nga qentë më të pazakontë në botë është bërë i famshëm në internet prej masës së tij të vogël dhe formës sferike.
Mohu qeni sferik japonez ka tashmë 100,000 ndjekës në llogarinë e tij në Instagram, të gjithë jane të fiksuar me aventurat e këlyshit shtëpiak.
Por pamjen e tij prej ‘këlyshi’, pronari tij thotë se Mohu është larg viteve të tij të para.
Qenushja gjashtë vjeçare nga Osaka, është kthyer në një sensacion interneti që kur e zonja nisi të postonte fotot e tij në Instagram.
E zonja e Mohu, Nanae, tha: “Ajo ka një karakter të pjekur dhe të ngadaltë. Nuk e di përse njerëzit e pëlqejnë kaq shumë, edhe në rrugë e shikojnë të gjithë dhe më pyesin çfarë race është.”
Disa nga postimet më të mira të Mohu kanë rreth 40,000 pëlqime dhe qindra komente ku lavdërojnë pamjen e saj.
Top Channel