“Të shpëtojmë dialogun”/ Rama për krizën në veri të Kosovës: Politikë e keqe, retorikë e rënduar

15/12/2022 19:56

Në takimin e fund-vitit me ambasadorët e akredituar në Tiranë, kryeministri Rama u ndal gjatë pasojat që ka prodhuar, lufta në Ukrainë e cila  solli   një krizë të fortë energjetike.

Sikur mos të mjaftonte tha kryeministri Shqipëria u përball me një sulm kibernetik urdhëruar nga Irani duke çuar në ndërprerjen e marrëdhënieve  diplomatike me Teheranin.

Ndërsa për zhvillimet e tensionuara Prishtinë-Beograd kryeministri tha:

“Nuk është një fundvit i mirë për procesin e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë. Rritja e tensioneve në veri të Kosovës është, jo vetëm e padobishme, por thellësisht shqetësuese. Është e pabesueshme që na duhet të merremi vazhdimisht me shfaqjen e barrikadave, prapakthime në procesin e normalizimit dhe ekipe zjarrfikësish të SHBA dhe BE që vrapojnë të shpëtojnë makinerinë e dialogut nga flakët e një retorike të rënduar politike”.

Kryeministri Rama ishte i prerë ne qëndrimin e tij kur theksoi se Kosova nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit.

“Së fundmi, dëgjuam deri për kërkesa të bëra NATO-s për të dërguar trupa serbe në veri të Kosovës, për të mbrojtur serbët etnikë. E kuptoj që kjo mund të jetë një tjetër shashkë speciale e retorikës politike, por është po kaq surreale sa do të ishte nëse Kosova do t’i kërkonte NATO-s të dërgonte trupa shqiptare në Serbinë jugore për të mbrojtur shqiptarët etnikë. E gjitha kjo është tejet larg asaj për të cilën kemi nevojë. Kemi hyrë në dekadën e tretë qysh kur Kosova u lirua një herë e përgjithmonë nga Beogradi”

Ç’tensionimin  e situatës kryeministri Rama e shikon tek Dialogu dhe Pjesa tjetër është thjeshtë politikë e keqe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA