Nuk ka të ndalur rënie e euros. Monedha europiane është dobësuar më tej përballë lekut, duke vendosur kështu një tjetër rekord të ulët historik.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro këmbehet për 114.8 lekë, niveli më i ulët në më shumë se dy dekada.

Përgjatë gjithë vitit monedha europiane nuk e ka kaluar nivelin e 127 lekeve, kur e arriti atë në mars edhe për shkak të pasigurive të mëdha të shkaktuara nga nisja e sulmit rus në Ukrainë çka trazoi tregjet ndërkombëtare.

Më pas, euro iu rikthye sërish rënies drastike për tu dobësuar ndjeshëm përgjatë sezonit turistik si rrjedhojë edhe e faktorëve sezonalë me prurjet e turistëve, por edhe për shkak të parave informale që qarkullojnë në vend.

Megjithatë, trendi i rënies së euros mund të vijojë edhe më tej duke marrë në konsideratë afrimin e festive të fundvitit, ku prurjet në valutë shtohen ndjeshëm dhe me ardhjen e emigrantëve.

Po ashtu, të njëjtin trend në rënie ka pësuar edhe dollari amerikan në tregun e këmbimit valutor vendas. Ai këmbehet sipas kursit të Bankës së Shqipërisë për 107.6 lekë, duke iu afruar kështu nivele të fillimit të vitit.

Top Channel