Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Para disa orësh Loredana ka postuar në Instagram disa foto të saj, ku mes tyre shfaqet një foto në të cilën dukej dora e Loredanës e kapur fort me dorën e një mashkulli misterioz. Reperja nuk ka dashur të tregojë se kush ishte personi tjetër dhe i ka lënë ndjekësit e saj të aludojnë dhe të mendojnë se mes kësaj foto Lori pranoi se është në një lidhje dashurie.

Ama mesa duket asgjë nga këto nuk është e vërtetë, pasi mashkulli misterioz është këngëtari i njohur Yll Limani, kjo për shkak se të dy artistët do të sjellin një bashkëpunim muzikor dhe fotoja është e shkrepur gjatë xhirimeve të klipit.

Ka disa kohë që po përflitet për një projekt muzikor nga të dy e mesa duket edhe pak ka ngelur nga publikimi i këngës së re.

 

 

Së fundmi Loredana ka postuar disa foto të saj, pasi ka përfunduar make-upin e saj, por ajo çfarë ka marrë më shumë vëmendjen përveç bukurisë së reperes kanë qenë disa sende që bukuroshja i ka vendosur në gjoksin e saj.

Një pecetë menstruale, cigare, çakmak dhe para duket se janë gjërat kryesore që i duhen Loredanës për të jetuar.

Top Channel