Zbulohet arsyeja pse Johnny Depp rifilloi rolin e piratit legjendar, kapitenit Jack Sparrow!

15/12/2022 11:12

Johnny Depp ka rifilluar rolin e piratit legjendar, kapitenit Jack Sparrow për të përmbushur dëshirën e një djali 11-vjeçar të sëmurë.

Tifozi i filmit Pirates of the Caribbean, Kori, i është nënshtruar dy transplanteve të pasuksesshme të zemrës, ndërsa vendosi se nuk donte ta bënte të tretin pasi nuk e perballonte dot.

Një nga dëshirat e fundit të Korit ishte të fliste me idhullin e tij Kapiten Jack dhe aktori iu përgjigj me stil.

Kori, nga Ripley, krijoi së fundmi një kanal në YouTube, Kraken the Box, i cili tashmë ka më shumë se 160,000 abonentë ku ndër ta është edhe Depp, i cili u vesh si Kapitani Sparrow dhe regjistroi një mesazh të veçantë duke thënë: “Të uroj shumë  fat. Unë jam tifozi jot numër një, Kapiten Kori. Me gjithë respektin dhe dashurinë shoku.”

Mamaja e Korit, tha se mesazhi përmes organizatës bamirëse Make A Wish, ishte “i mahnitshëm” dhe i kishte ngritur moralin shpirtërisht djalit të saj në një kohë shkatërruese për familjen.

Ajo tha se kirurgët i vendosën Korit, i cili lindi me sindromën hipoplastike të zemrës së majtë, një zemër të re në 2018, por organi u refuzua. Ai iu nënshtrua një transplanti të dytë në janar të vitit të kaluar, por pas një procedure traumatike dhe të dhimbshme, përsëri trupi i tij nuk e pranoi zemrën.

Tani, pas diskutimeve me prindërit dhe ekipin mjekësor, ai ka vendosur të mos e provojë prap.

“Ai gjithmonë ka deklaruar nëse kishte nevojë ndonjëherë për një transplant tjetër, kjo është diçka që nuk do të ndodhte më”, tha nëna e tij.

“Transplanti i parë nuk ishte i lehtë por shkoi mjaft mirë, i dyti ishte jashtëzakonisht traumatik për të. Ishte jashtëzakonisht e dhimbshme dhe e lodhur dhe ai duhej të mësonte të ecte dhe të fliste përsëri”, shtoi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA