Jo vetëm “grekja”, Katari mijëra 260 mijë paundë edhe deputetëve britanikë

14/12/2022 20:21

Skandali i korrupsionit në Bruksel po shtrihet, e sipas Politico.eu, afera ka prekur edhe deputetë britanikë. Qeveria e Katarit, thuhet të ketë shpenzuar 260 mijë paundë për dhurata e udhëtime, të cilat i janë ofruar falas ligjvënësve anglezë përpara së të zhvillohej Kupa e Botës.

Udhëtimet ishin deklaruar në përputhje me rregullat parlamentare, por aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e tyre.

“Asnjë politikan nuk duhet të kishte marrë para ose të fitonte  udhëtime luksoze falas nga Katari. Në vend të kësaj, deputetët duhet të ngrinin zerin e te flisnin  abuzimeve të përhapura të të drejtave të njeriut nga regjimi i Dohas”, tha Sasha Desmook, shefe ekzekutive e Amnesty International në Mbretërinë e Bashkuar.

Rose Whiffen e Transparency International U.K u shpreh po kështu se :

“Deputetët duhet të pyesin veten përse qeveritë me të dhëna të dobëta të të drejtave të njeriut po u ofronin atyre udhëtime të paguara jashtë vendit, përpara se të vendosin se ishte e drejtë t’i pranonin ato oferta”.

Ndonëse nuk ka prova për ryshfet për ligjvënësit e Mbretërisë së Bashkuar, disa deputetë që përfituan nga shteti i Gjirit i cili është organizuesi i kampionatit Botëror, janë kritikuar nxitje debatesh në Dhomën e Komunave, në të cilat ata vetë kanë vlerësuar autoritetet e Katarit për situatën e të drejtave të njeriut.

Njëri prej tyre, Alun Cairns, mbajti madje një fjalim për këtë vend në muajin tetor ku përshëndeti përparimin në të drejtat e njeriut, e përmendi dhe fjalët e Nelson Mandelës se “sporti mund të ndryshojë botën”.

Analiza e Politico thekson se si pjesë e një hetimi më të gjerë, Alun Cairns e vizitoi Katarin dy herë në vitin 2022, duke bërë udhëtime me një vlerë totale prej 9,323 paund, përfshirë fluturimet, akomodimin dhe ushqimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA