Themeluesi i ‘Telegram’ është rezidenti më i pasur i Emirateve të Bashkuara me $15.1 miliardë (fotot)

13/12/2022 21:33

Të dhënat e fundit të revistës Forbes zbulojnë se themeluesi aplikacionit të mesazheve dhe komunikimit “Telegram”, Pavel Valeryevich Durov, konsiderohet si rezidenti më i pasur i Emirateve të Bashkuara Arabe, me një pasuri prej 15.1 miliardë dollarë, duke u renditur gjithsesi i 115-ti në botë, sipas listës së rrjetit “real-time billionaires.”

Mediat e Emirateve te Bashkuara shkruanin se vendi ka si rezidentë 11 miliarderë në dollarë, 4 prej të cilëve janë vendas.

Durov është një nga milionerët më të njohur me bazë në Dubai.

Ndërsa vendasi Abdullah Bin Ahmed Al Ghurair, kreu i bankës Mashreq, renditej në vend të dytë më një pasuri prej $2.8 miliardë, i ndjekur nga Hussain Sajwani, themelues i grupit të pronave të patundshme Damac Properties.

Në vend të tretë me $2.7 miliardë ishte Abdullah Al-Futtaim dhe familja e tij, pronarë të grupit ‘Al-Futtaim Group’.

Në një tjetër hulumtim të grupit “Henley & Partners” për qytetet më të pasura në botë, për vitin 2022 Dubai renditej i pari për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.

Pas një rritjeje të pasurisë së individëve të pasur me 18% në gjashtë muajt e parë të këtij viti, popullata e pasur e Emirateve është rritur në 67,900 individë, nga 54,000 në qershor të vitit të shkuar, sipas mediave vendase.

FOTO GALERI
2/2
Durov është një nga milionerët më të njohur me bazë në Dubai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA