Mjegulla mbulon qiellin, avionët qëndrojnë në aeroport/ Anulohen 10 fluturime nga “Nënë Tereza”

13/12/2022 18:19

10 fluturime janë anuluar këtë të martë për shkak të kushteve të këqija të motit.

Tirana International Airport njofton se sipas politikave përkatëse të kompanive ajrore, një pjesë e pasagjereve, fluturimet e të cilëve janë anuluar apo janë zhvendosur në aeroportet (Shkup, Athinë, Stamboll, Bari, Venecia) janë akomoduar përreth këtyre aeroporteve ndërkombëtare. Kompania ajrore Wizz Air ka siguruar gjithashtu transportin e pasagjerëve nga Aeroporti Ndërkombëtar I Shkupit drejt Tiranës.

“Disa pasagjerë iu është ofruar mundësia për rimbursim ose janë sistemuar në fluturime për destinacionet përkatëse.  Gjashtë avionë të linjës ajrore Wizz Air janë ulur në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës ndërsa një fluturim me destinacion Luton-Tiranë është anuluar për shkak të dëborës në Londër”, thuhet në njoftim.

Moti i keq ka afektuar edhe fluturime të kompanive ajrore si Pegasus dhe Air Albania, Lufthansa.

Situata pritet të normalizohet të mërkurën dhe fluturimet të vijojnë sipas orareve të caktuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA