Faturat e hoteleve të Ahmetajt/ Rama mbron inceneratorët: Por kush merr dardha e mollë pas shpine, ka punë me drejtësinë

13/12/2022 19:39

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot pyetjeve në lidhje me implikimin e ish-ministrit të tij Arben Ahmetaj në çështjen e inceneratorëve.

Ahmetaj rezulton se i janë paguar udhëtimet nga Klodian Zoto.

Pyetje: Ju e dënoni që një ministër t’i paguajnë faturat e hotelit?

Rama: Po, se ky është zakoni që i duhet ngritur zërin. Në media dalin shumë gjëra, respektimi im për median është i mirënjohur. Është i dyndur për njerëz që janë gati për gjithçka. Ne as për njerëz që janë në PS që janë kundër, nuk e kemi zakon të prononcohemi. Unë të gjitha çfarë thuhen i marr me shumë rezervë.

Pyetje: Keni folur me zotin Ahmetaj për të ditur të vërtetën e tij?

Rama: Janë të vërteta individuale, janë tre vepra në Fier, Elbasan dhe Tiranë për të cilat 100 herë do thosha se duhen bërë. Janë në shërbim të komuniteteve. Janë pronë. Ajo e Fierit është e destinuar që të jetë pronë e komunitetit. Nëse ne nisemi për një betejë dhe kemi qëllim të caktuar dhe rrugës dikush ose disa këpusin dhe dardha e mollë për t’u futur në shportë pas shpinës time, punën nuk e kanë me mua, por me drejtësinë. Nuk bëj komente mbi copa të dhënash që janë për t’u hetuar dhe për t’u gjykuar. Kur të hetohen dhe gjykohen, do flas përsëri, nuk dal dot se ka një muhabet.

Për pagesat e hoteleve, ka një padi në SPAK që përfshin ish-ministrin Ahmetaj dhe dy prokurorët e çështjes së inceneratorëve Klodian Braho dhe Ened Nakuçi. I pyetur nga BIRN mbi akuzat e bëra nga gazetari, prokurori Braho tha se nuk mund ta komentonte kallëzimin, ndërsa la të kuptohej se dosja ishte ende në hetim dhe se nuk mund të jepte detaje të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA