Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore.
Padyshim që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.
Ditën e sotme një person shumë i rëndësishëm për Elvanën feston ditëlindjen dhe është pikërisht motra e saj, Migena. Migena gjithashtu është këngëtare edhe pse jo aq shumë e njohur në Shqipëri sa Elvana, por ka një karrierë të suksesshme në skenat operistike gjermane. Vetëm pak më parë Elvana ka publikuar një video teksa të dyja motrat këndojnë së bashku dhe një foto nga fëmijëria e tyre. Gjatë urimin shumë të veçantë, Elvana na ka treguar edhe një sekret që askush nuk e dinte. Mesa duket Migena ka qenë personi që e ka shtyrë Elvanën drejt muzikës dhe ka zbuluar zërin e mrekullueshëm që ajo ka.
Të them TË DUA ,kudo të jesh TË DUA!
@migenagjataofficial
Gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime
Je krenaria ime!
Faleminderit që më njohe me muzikën dhe me zërin tim!
E ti ,je zëri më i bukur në botë për mua që i jep gëzim shpirtin tim
Të premten e kaluar e ftuara speciale ishte Elvana, e cila performoi disa herë gjatë spektaklit, ku arriti të ‘elektrizonte’ të gjithë skenën, por gjithashtu ishte dhe pjesë e jurisë, ku për herë të parë do të jepte gjykimin e saj për performancat e konkurentëve, të cilët do të kërcenin disa nga hitet e saj ndër vite. Duket se të ishte pjesë e jurisë ishte një sfidë shumë e vështirë për këngëtaren, e cila pas përfundimit të spektaklit ka postuar një foto të saj për të treguar gjendjen në të cilën ndodhej e shtrirë përtokë me fustanin e saj të kuq
Top Channel