Një palë xhinse 165-vjeçare të krijuara nga Levi Strauss u shitën në një ankand për shifrën rekord të 114 mijë dollarëve.

Pantallonat ishin pjesë e 270 “thesareve” të gjetura në një anije të fundosur, e cila u zbulua së fundmi, e njohur si Anija e Arit, e shkatërruar në fund të Oqeanit Atlantik.

Në ankand pati më shumë se 7,500 ofertues nga e gjithë bota të cilët ‘luftuan’ me njëri-tjetrin për të bërë të tyret bizhuteri, këmishët e Brooks Brothers dhe kapakun e kutisë më të vjetër të njohur të dërgesës së thesarit Wells Fargo.

Mes sendeve me vlerë në anije është zbuluar një fotografi misterioze e një gruaje si dhe një shifër ari një milion dollarëshe. Anija mbante gjithashtu 578 pasagjerë dhe ekuipazh, 425 prej të cilëve u vranë në rrënimin e 12 shtatorit 1857. Vetëm 153 pasagjerë, kryesisht gra dhe fëmijë, mbijetuan. Sendet e gjetura në të krijojnë një pamje të rrallë historike të jetës amerikane pak para Luftës Civile.

Rikujtojmë, se një palë xhinse Levi’s të vitit 1880 janë shitur së fundmi në një ankand në një qytet të vogël në New Mexico për më shumë se 87.000 dollarë.

Ato u gjetën në një minierë të braktisur nga një arkeolog dhe u blenë nga 23-vjeçari, Kyle Hautner dhe Zip Stevenson, një veteran i tregut të xhinseve të cilësisë së mirë. Ato u shitën për 87.400 dollarë, një nga çmimet më të larta të paguara ndonjëherë për një palë xhinse.

Top Channel