Festat e fundvitit po afrojnë. Me dëshirat tona për t’u realizuar, falë dritave dhe dekorimeve që na rrethojnë le të shohim më poshtë se kush do t’i kalojë bukur festat e këtij viti, sipas astrologjisë.

Bricjapi

Ditëlindjet po afrojnë dhe optimizmi juaj po rritet, veçanërisht pas datës 10 dhjetor kur Afërdita ju jep më shumë besim dhe një qëndrim pozitiv. Ju presin flirte, ftesa për të dalë, njohje interesante. Nga data 21 dhjetor, kur hyjmë zyrtarisht në sezonin e ditëlindjes së Bricjapit, fati ju buzëqesh më shumë dhe favorizon fillimet e reja.

Peshqit

Sado e çuditshme që ju tingëllon, zymtësia e ditëve të kaluara po pakësohet dhe ju ndiheni më pozitivë. Vetëbesimi juaj rritet dhe në këtë luajnë rol edhe momentet që do të kaloni me personat tuaj të dashur.

Shigjetari

Ditëlindja juaj mund të jetë duke përfunduar, por kjo nuk ju pengon. Festat janë këtu dhe ju japin mundësinë për të flirtuar, për të udhëtuar dhe për të ndarë momente të bukura me të dashurit tuaj. Këtë vit do të bëni gjithçka që dëshironi çdo vit në këtë periudhë të vitit duke nisur nga ekskursione, festa, ushqim të mirë dhe argëtim me të dashurit tuaj.

Top Channel